Vigjilje Krishtlindjesh, parashikimi për ditën e sotme

Vijon dominimi i motit të kthjellët në Jug dhe zonat Qendrore por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje me 2 – 3°C do pësojnë vlerat termike të mesditës duke e ngjitur maksimumin në 13°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

SHKARKO APP