Vikena Kamenica largohet nga festivali i RTSH-së, ja arsyeja

Një këngëtare ka vendosur të tërhiqet nga Festivali i 57-të në RTSH vetëm pak ditë para finales së madhe.

Vikena Kamenica që prezantoi këngën “Natën e mirë” është tërhequr nga gara e konkurrimit.

Kjo gjë është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit në Instagram, ku zbulohet arsyeja përse Vikena vendosi të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e Festivalit të 57-të në RTSH. Kënga “Natën e mirë”, e këngëtares Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Festivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të respektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit.

Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti”, shkruhej në njoftimin e festivalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?