Viktimat e tërmetit, Agron Llakaj ndërpret spektaklin: Çdokush që humbi jetën është një pjesëtar i familjes tonë
Solidaritet me viktimat, Agron Llakaj ndërpret spektaklin: Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë
Spektakli i njohur i humorit “Al Pazar”, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ka vendosur të ndërpresë për këtë të shtunë, shfaqjen e përjavshme të humorit.
Drejtuesi i spektaklit, artisti Agron Llakaj njofton se pas kësaj tragjedie që ka tronditur vendin, trupa dhe ekipi i Al Pazar do të jetë pranë njerëzve në nevojë.
Në një mesazh emocionues në Facebook, ikona e humorit shqiptar shprehet se ata që humbën jetën janë të gjithë pjesë e familjes, motra dhe vëllezër shqiptarë.
“Ne kemi vendosur që këtë të shtunë ‘të heshtim’… ‘heshtim’ në respekt të atyre që humbën jetën… . Por do jemi atje. Bashkë për ta përballuar më lehtë! Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë…ne jemi shqiptar vellëzër gjaku! Zoti qoft’ me Shqiperinë dhe shqiptaret…”.
Mesazhi i plotë i Agron Llakaj:
“Kjo tragjedi e përmasave te paparashikueshme…, Humbjet njerëzore dhe të plagosurit, shtëpitë e rrënuara dhe demet e mëdha materialeje kanë shndërruar këtë realitet në apokaliptik.
Ne shenje respekti dhe solidariteti, stafi i “Al Pazar” është pranë çdo familjeje shqiptare të dëmtuar dhe jo vetëm… Do jemi pranë familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur, me shpirt e zemër, por dhe fizikisht, secili sipas mundësive të veta, pranë njerëzve në nevojë për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe bashkë do ja dalim.
Ne kemi vendosur që këtë të shtunë ‘të heshtim’… ‘heshtim’ në respekt të atyre që humbën jetën… . Por do jemi atje. Bashkë për ta përballuar më lehtë!
Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë…ne jemi shqiptar vellëzër gjaku! Zoti qoft’ me Shqipërinë dhe shqiptaret…”.