Violeta Allmuça, poete e paqes përmes dashurisë
Nga Anita Nahal*/Poezia e Violeta Allmuçës është lirike dhe kuptimplote, ndonjëherë prekëse deri në surrealizëm. Lexuesi gjen fjalë të dashura që xixëllojnë anë e kënd në këto poezi, të cilat e çojnë mendjen dhe zemrën në një botë ëndërrimtare plot me frymëzim meditimi. Poezitë kanë një realitet surrealist edhe nëpër situatat më të thjeshta apo imazhet e kësaj bote të shpalosura në vargje. Ashtu si në poezinë “Sa Pak” poetja bën një lidhje të magjishme midis brendësisë së trupit të njeriut dhe dukurive duke shtjelluar këto vargje: “…Jetoj e vdes në paqe/ Trupi i lidhur rreth gjakut/ Me rruaza të kuqe e të bardha/ Nëpër shëtitoren e kripur/ Nguliten valët dhe rëra/ Pastaj mbyten afër bregut/ E sa pak ngjaj me veten/ Që mrekullisht më dhurohet.
Ne gjithashtu gjejmë tek poezia e Allmuçës shprehje alegorike që e gllabërojnë plotësisht imagjinatën e lexuesit, duke e bërë atë të mendojë në mënyrën më të mirëfilltë e të vërtetë artistike mesazhin që poetja do të përcjellë. Në kuptimin më të mirë të fjalës, poetja mundohet të lidhet medoemos me lexuesin e gjerë. Natyra supozuese e Allmuçës është e përjetshme dhe jo e ndarë nga ndjenjat, sepse çdo lexues mund të skicojë vetë atë kuptim të vërtetë që e pëlqen më shumë, si tek poezia: “E Përditshmja”, … Secila arratiset pas hapave të saj/, Përtypim bashkë ankthin e fundit/ Nata shpëlan fytyrën me dritë/ Pastaj hap dritaren e mbyllur/ ose tek poezia: “Vetja e dytë”… Unë pres veten e dytë/ Jam e pazonja të urrej/ Në këtë botë të madhe/ Vetëm shpirti im e di/ Hakmerrem me dashuri. Në poezinë: “ Falma” imazhet alegorike janë padyshim magjepsëse. “ Falma” është plot me shpresë, i shtyn njerëzit të falin dhe të shikojnë përpara drejt një të ardhme më të mirë: “… Kur vjen ora e lutjes/ Brenda nesh laget fjala/ Mbrëmjet humbin në muzg/ E vijnë me klimë pranverore/ Falim atë që nuk falëm/ Siç falin sekondat minutat/ Pasi fundosen në tik-take… Jeta në të vërtetë është më shumë një tik-tak mes humbjes dhe fitores!
Ka një element trishtimi dhe pranimit të së vërtetës të shumë elementëve të njohur dhe të panjohur rreth jetës në poezinë e Allmuçës, si tek poezia: “ Ah, Deti” poetja shumë thjeshtë pranon: “…Ah, deti më afron vetveten/ Por unë kërkoj zemrën e tij/ Ajo më lidh me tokën. Edhe tek poezia “Paqe” e cila është shprehur me sharm, me një ndjenjë të thellë sensualiteti, poetja kërkon paqe nëpërmjet dashurisë: “… Bota mbetet e jona/ Kur zemra e njeriut/ Ushqehet me dashuri”.
Është shumë e thjeshtë të lidhesh shpirtërisht me poezitë e Allmuçës duke qenë se emocionet që ajo përcjell janë ato që na prekin ne të gjithëve në jetët tona. Kështu , dikush mund të ndjejë vërtetë, lumturinë, të priturit, erotizmin, romancën, përpjekjet dhe luftën drejt paqes në këtë vëllim me poezi.
Poezia e Violeta Allmuçës është e ndjeshme, e mendueshme, jo konfuze, e fortë dhe e drejtpërdrejtë. Në shumicën e poezive, imazhe të thjeshta bien në kontrast dhe kombinohen me ato të ëndrrave në metaforat e pasura. Poezitë e saj lirike magjishëm të pakapshme dhe të thella janë reminishente për mua me punën e Emily Dickinson, Maya Angelou dhe Laini Mataka. E shkruar nga një perspektivë femërore dhe humane, poezitë e Allmuçës do të kujtohen patjetër gjatë pasi njerëzit ti lexojnë ato.
*Ph.D, Universiteti Howard, SHBA, poete.
Titujt e veprave të autores
“Sytë e Natës”, Poezi 1994, LSHA
“Era e Pasionit”(Toena), roman 1995, Bestseller, ribotuar 1996, 1999, 2001, 2005
“ZonjushanëMjegull”, roman, (Onufri) 1998
“Jetoj me Zjarrin”, Poezi, (Onufri) 2000
“Julia”, (Toena) roman, 2004
“DashuriavjenngaJugu”, roman, (OMBRA GVG) 2010, ribotuar 2012
“Vallëzimi i Frymës”, poezi, (Fishta) 2015
Libra nëgjuhëtëtjera
“Zëgruaje”, publicistikë, 2002, italisht, anglisht
“Vallëzimi i Frymës”, 2014, anglisht, SHBA
Çmime
Fituese e çmimitletrar “Metafora II” FestivaliNdërkombëtar i Poezisë “DriniPoetik” 2012, Kosovë