Violinë dhe piano, natë e pazakontë me sonatat e Beethoven

Një prej violinistëve më të talentuar, Tedi Papavrami ka dhuruar një koncert të veçantë dhe elektrizues në Tiranë.

Së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, Papavrami solli tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven për publikun shqiptar.

Koncerti i kësaj të shtune është vetëm fillimi i një projekti tre vjeçar, i cili do të sjellë në Shqipëri pianistët, violinistët e muzikantët më të njohur të gjithë Evropës.

Projekti mbështetet mbi kryeveprat e kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike duke filluar nga Beethoven, Shopen dhe Mozart.

SHKARKO APP