Violinistja shqiptare Grijda Spiri flet nga SHBA: Ka njerëz që mendojnë se nuk do ia dalin

Nga San Francisko, në shtetin e Kalifornias, violinistja shqiptare Grijda Spiri ka folur me skype për Fax News  ku tha se gjithçka jo e domosdoshme është e mbyullur ndërsa njerëzit kanë qëndruar brenda shtëpive të tyre.

Ajo tregon se në qytetin ku jeton numri më i lartë i viktimave është regjistruar ditën e djeshme ku humbën jetën 100 persona.

Spiri përmendi edhe ndryshimet rrënjësore që ka shkaktuar koronavirusi në rutinën e jetës së njerzve.

“Sidoqoftë, një qytet si San Francisko me një popullsi shumë të dendur është e vështirë të bëhet izolimi i plotë. Shumica punojnë në kompanitë e mëdha teknologjike dhe punojnë nëpër shtëpi.Deri tani situata është relativishte e mirë. Dje ishte numri më i lartë që kemi parë deri tani, me 100 të vdekur por shpresoj se situata do vijë duke u përmirësuar.

Ka ndikuar negativisht në çdo aspekt të jetës, ndjejmë ndikime të thella në anën shoqërore, artistike dhe ekonomike, sallat janë të mbyllura. Thjeshtë jetë e përditshme në shtëpi, është njësoj por jemi një klik larg komunikimeve me njerëzit. Kam shokë që mendojnë se nuk e di si do tia dalim, dhe ka artistë që janë në gjendje shumë të vështirë për ekzistencën e tyre ekonomike.”, tha ndër të tjera Spiri.

SHKARKO APP