“Virusi si justifikim për vendosjen e mikroçipeve kontrollues te njerëzit”

Që prej fillimit të përhapjes së koronavirusit në Kinë janë përfolur për shumë teori konspirative në lidhje me të.

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë të hënë se si virusi mund të jetë një justifikim për vendosjen e mikroçipeve kontrollues te njerëzit.

Kastriot Myftaraj: Në këto ditë të karantinës për koronavirusin ka nisur të qarkullojnë, informacione e dezinformacione, teori nga më të çuditshme. Nuk mund t’i quash as teori konspiracioni se ato kanë një rrjedhje logjike, absurde fare. Një nga këto teori është se koronavirusit është krijuar që njerëzimi ta pranojë vendosjen me anë të vaksinës, mikroçipin. Mikroçipi është një qark i integruar. Është nanoteknologji, mikroskopike. Kjo teknologji vendoset për të regjistruar të dhënat dhe bëhet që ku ti vendos dorën diku apo futesh diku, nuk ke nevojë për kartë identiteti. Në mikroçip ke të dhënat bankare, personale, shkollimin pra gjithkush gjen të dhënat që do. Kështu do të jetë njeriu i së ardhmes. Tani thonë që me këtë bëhet kontrolli i mendjes së njeriut. Këtu futim protokollet e Zionit sikur këtë e kanë bërë hebrenjtë për të kontrolluar botën. Thuhet që virusi në kohën e rrjetit 5G bëhet që të justifikohet dhe ky rrjet. Tani cila është e vërteta? Jetojmë në kohën e nanoteknologjisë, dhe ashtu siç e kemi njohur me letra e karta po zhduket. Shumë pajisje që shohim kështu do të jenë mikroçipe.

Nëse kjo temë ju intrigoi sadopak, shikoni videon e plotë të emisionit

SHKARKO APP