Vit i vështirë, delfini i pestë i ngordhur për këtë vit

Në bregdetin e zonës së njohur si Përroi i Agait ku ndahet plazhi i Durrësit me atë të Golemit Kavajë, ka dalë përsëri një delfin i ngordhur.

Ky fillim viti ka qenë një periudhë e vështirë  për delfinët pasi duke filluar nga 14 shkurti, pas një kohe të keqe në bregdetin e Gjirit te Lalzit, janë konstatuar rreth 5 delfinë të ngordhur, sikurse kanë pohuar banorët.

Ndersa këtë javë një tjetër delfin u konstatua i ngordhur po në Gjirin e Lalëzit. Videon e këtij delfini me kokë të prerë e transmetuam eksluzivisht në Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihen shkaqet e kesaj ngordhjeje thuajse masive te tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshimet janë se mund të jetë shkak gjuetia me lëndë plasëse por nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjë anije të ketë hedhur ndonjë enë me kimikate diku në det. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?