Viti i ri shkollor, ftesa e Bankës së Shqipërisë: Nxënësit e shkollave të mesme të zgjedhin edukimin financiar

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Banka e Shqipërisë fton nxënësit e shkollave të mesme të zgjedhin edukimin financiar si pjesë të formimit të tyre dhe mësuesit t’i mbështesin në këtë zgjedhje.

Nga viti shkollor 2011-2012, Banka e Shqipërisë mbështet përhapjen e kulturës financiare në shoqërinë shqiptare edhe përmes modulit me zgjedhje të lirë “Financat personale në duart tuaja”. Lënda e edukimit financiar, pjesë e kurrikulës mësimore të shkollave të mesme, i njeh nxënësit me botën e financave personale, për t’i informuar dhe për të formuar tek ta aftësitë e nevojshme për të administruar në mënyrë sa më fitimprurëse paratë. Programi lëndor zhvillohet në 36 orë mësimore dhe mund të zgjidhet nga nxënësit në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme” njofton Banka e Shqipërisë.

Tekstet mësimore për nxënësit dhe Libri me ushtrime për mësuesin e lëndës ofrohen dhe shpërndahen falas nga Banka e Shqipërisë për të gjitha shkollat e mesme që zgjedhin ta zhvillojnë atë.

Për të mësuar më shumë rreth këtij moduli, duke klikuar në linkun: https://www.bankofalbania.org/Muzeu_dhe_Edukimi/Edukimi/Programet_edukuese_te_Bankes_se_Shqiperise/Gjimnaziste.html?fbclid=IwAR2tdpsrDA84pTAIsfiXZmWYEUNKCRoUSig37GuYxx3CtzQIwP5wBvdR_Qo

SHKARKO APP