Vittorio Sgarbi shfryn ndaj George Clooney: “Ma ke lënë pis qytetin tim”

Vittorio Sgarbi lëshon polemikën e radhës. Kësaj radhe shënjestra është George Clooney, “fajtor” se ka lënë pis qytetin e Sutri-t në Itali, provincë e Viterbos, ku Sgarbi është kryebashkiak.

Aktori amerikan ishte atje për xhirimet e serialit televiziv “Catch 22” dhe tani kritiku i artit, edhe pse e ka falenderuar që ka zgjedhur pikërisht qytetin e tij si set xhirimesh, drejton gishtin kundër Clooney me një protestë formale edhe kundër produksionit.

“Kënaqësia jonë fillestare për promovimin e qytetit, deklaron Sgarbi, u sfumua fatkeqësisht për shkak të efekteve negative të lidhura me garancinë e pamjaftueshme për kujdesin e qytetit dhe qytetarëve. Faktikisht, në pritje të efekteve pozitive, u regjistrua, përballë një kotributi modest të bashkisë prej 5 mijë eurosh, një skllavërim i vendit sa i paturp aq edhe prepotent.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sgarbi zbulon se ‘shtresa e tokës vendosur për të mbuluar trotuarët dhe për t’i dhënë aspektin e tokës së goditur, është hequr pa kujdes, duke bërë që të ngrihen pluhura të bezdisshme, duke detyruar qytetarët t’i pastrojnë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu drejtuar aktorit të famshëm amerikan, Sgarbi përfundon: “Besoj se një burrë që dashuron Italinë si George Clooney duhet të tregonte kujdes dhe delikatesë më të madhe.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?