Vizioni (jo) realist i Macron për Europën e Ballkanin

Nga Marjana Doda –

Presidenti francez Emmanuel Macron  nëpërmjet vetos së tij për mos hapjen e negociatave me Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut  shpalosi kështu vizionin e tij për të ardhmen e Europës dhe Ballkanit Perëndimor .

Më 18 tetor, Franca qëndroi e vetme në kundërshtimin e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të BE-së si Donald Tusk, Jean-Claude Junker dhe Komisioneri Johannes Hahn shprehen keqardhje për vendimin francez. Reagime pati dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke e cilësuar veton e Presidentit Francez Emmanuel Macron si një “gabim” të madh.

Duke arsyetuar “jo”-në e tij historike për hapjen e negociatave me dy vendet, nga njëra anë Macron foli për reformim të vetë familjes europiane . Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjeter ai foli konkretisht për Shqipërinë duke thëne se  ai nuk mund të sigurojë njerëzit e tij se “gjithçka po shkon aq mirë sa do të hapim negociatat” nëse ka “mijëra e mijëra e mijëra” shqiptarë duke aplikuar për azil në Francë

Pyetini ata (vendet e BE-së) nesër nëse duan të hapin derën për Shqipërinë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan të hapen me Maqedoninë e Veriut, e cila është vend i vogël dhe ka ndryshuar emrin, gjë që është një arritje e vërtetë historike.

Megjithatë Macron  nuk e shikon  problemin kryesor  te Ballkani Perëndimor më shumë se sa  brenda vetë Europes .”Nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë më e integruar. Kjo nuk përputhet me hapjen e një procesi zgjerimi tani, tha Macron.

Të paktën, nëse themi se ‘do të përpiqemi, do të investojmë, do t’i nxisim bizneset të lëvin me shpejtësi përpara, do të investojmë për zhvillimin, kulturën dhe edukimin’, kjo do të kishte kuptim. Por është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik, u shpreh Macron.

Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat.

“Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat, nëse ata bëjnë edhe disa përpjekje shtesë që kanë mbetur. Por unë nuk dua asnjë anëtar tjetër të ri pa u reformuar vetë Bashkimi Evropian. Për mua, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.”

Pra, bindja ime është se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, të cilat nuk janë më të përshtatshme për qëllimin e tyre, nuk janë strategjike. Ato nuk janë politike, janë tepër burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërkohë që duhet të jemi në gjendje në një moment të caktuar të marrim në konsideratë çështjen e kthyeshmërisë,” tha Presidenti Macron.

Sa i përket reformit të Europës , Macron u tregua realist  i cili në vizionin e tij foli për ripërtëritjen e Europës tani dhe menjeherë para se ajo të shembet e gjitha  para nesh .

Njëkohësisht Macron na ka shpëtuar nga gënjeshtra të medha siç është integrimi i Ballkanit Perendimor në Europë…ai i dha fund njëherë e mire  agonisë së integrimit në Europe që sot duket se nuk i mbart më ato vlera për të cilat proklamohet.

Kujtojmë se që nga largimi i  Kancelares Merkel e cila kishte dhe peshen më të madhe të familjes europiane …Macron dhe Franca kane dominuar në vendimarrje në politikat europiane  duke treguar se tashmë  europa ka lidershipin e saj të ri dhe do i nënshtrohet rregullave të reja . Siç  çdo lider …presim risitë e  Macron i cili duket që do të përmbysë shumëçka.

Që në zgjedhjen e Presidentes së re të  Komisionit Europian, Emanuel Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, Po. Macron po vepron si lider i ri i Europes , dhe këtë e tregoi hapur në samitin e G7 në Biarritz duke folur për rishikim të lidhjeve me Rusine apo dhe me Kinën…konsideruar këta si “armiq” ndaj të cileve duhet patur kujdes.

Reagimet pas këtij vendimi kanë qenë  të ashpra duke e kryqëzuar Macronin për një gabim historik, dhe po …kjo do mbetet në histori si veto franceze e cila guxoi të thotë të verteta të mëdha.

Presidenti francez ka guxuar duke folur për të verteta të mëdha   duke filluar që  nga reformimi i BE-së dhe deri tek    “vdekja e trurit të NATO-s”, që përkthehet për një rivitalizim të kësaj organizate , të pakten kështu la të nënkuptoje Macron.

Një konstatim të tillë duket se u konfirmua dhe nga  Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo  i cili pas kësaj deklarate të Macron tha  se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur. Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.

Të gjitha këto deklarata të Presidentit francez nuk janë pritur aspak mirë, madje përflitet  që vetë Macron ka  një qasje ruse . Nese deri dje në Ballkan ishte një politike e qartë e një lufte Perëndim –Lindje, pra SHBA- BE kundër  bllokut Rusi- Kinë-Turqi , tashme duket se është kthyer në një lufte jo dhe aq  e heshtur ndërmjet SHBA-BE  dhe si gjithmone “fusha e mejdanit “është Ballkani.

Por le ti rikthehemi  vizionit të Macron për Ballkanin . Për Macron shqetësuese  nuk është më Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, por vemendjen e tij e ka marrë  Bosnja -Hercegovina . Ai tha se “nëse shqetësohemi për këtë rajon, pyetja e parë nuk është as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria, por Bosnje-Hercegovina,” të cilën ai e quajti një bombë me sahat, pasi po përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve. Duke shprehur qartë se cila është emergjenca ne Ballkan sipas këndvështrimit të tij.

Sa i perket  qasjes së Europës në Ballkan mund të themi se ajo ka më shume se 1 vit që nga koha kur qartësisht  busulla e saj ka marrë tjetër drejtim .

Që nga dita kur Presidenti Thaci prezantoi idenë për ndryshim kufijsh  …e deri me sot kur kemi disa takime (samite)i ashtuquajtur “Minishengen”  tregon qartë se cili është  vizioni real gjeopolitik i Macron. Le ta argumentojmë këtë ndryshim kursi të Europës në Ballkan me fakte konkrete për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

-Kosova, një nga shtetet ku Perendimi është investuar më së shumti në Ballkan, sot gjendet në udhëkryq politik .  Pa viza, pa dialog me Serbine , pa u anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare dhe duke u perballur me shtete që po tërheqin njohjen e saj si shtet .

Kosovës iu premtuan vizat me arritjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kosova e miratoi atë nën protestat e dhunshme nga ana e opozites .Humbi njësi të konsiderueshme  territoriale por nuk mori  asgje në kembim .Vizat iu refuzuan. Megjithse Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. duke u shprehur se “Në raportin aktual theksohet që të gjithë kriteret janë përmbushur, ku Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë liberalizmin e vizave për Kosovën, që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur” ,tha Apostolova. Edhe pas këtij raporti pozitiv Kosova ende është pa viza.

 

Dialogu me Serbinë që presupozohej të sillte njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi në fakt solli një perçarje më të madhe se sa ishte në të vertet me artikulimin e idese për shkëmbim territoresh apo “korrigjim kufijsh”.   Dialogu rezultoi një dështim me sukses.  Asnjë përparim i rëndësishëm nuk është arritur në dhjetë vitet e fundit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor .

-Rasti i  Maqedonisë së Veriut , ndërrimi i emrit, zyrtarizimi i gjuhës shqipe , dhe nën diktatin bullgar sa i përket historisë së dy vendeve, ka bërë që Maqedonia e Veriut të japë  gjithcka që iu kërkua dhe vetem për një arsye ,hapjen e negociatave me BE.

-Rasti i Shqipërisë ,kanabizimi i vendit, kërkesat për azil, ikja e të rinjeve  dhe së fundi  mbajtja e  zgjedhjet lokale   pa opoziten  do të ishin të mjaftueshme   që përgjigjia të ishte negative për mos hapjen e negociatave dhe të gjithe do ta kishim  më se të qarte  se po,  kjo ishte arsyea e vertetë.

Por Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit të BE ishte pozitiv. Johannes Hahn, komisioneri i  BE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vllahutin Ambasadorja e Be në Shqipëri dhe Shefja  e Politikës së Jashtme e BE-së, Mogherini  folen me entuziasëm për progresin pozitiv të Shqipërisë  sidomos me Refromen në Drejtësi . Megjithatë këto raporte dhe rekomandime pozitive nga KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut u zeruan para vetos franceze .

Sigurisht Presidenti francez  Macron ka të drejtë të ndalet dhe të mendojë për Reformimin  e Europës por në asnje mënyre nuk duhet shitur vizioni i tij për Europën si deshtim i Ballkanit Perëndimor në realizimin e detyrave të shtëpisë , pasi nga përfaqësitë diplomatike europiane Ballkani Perëndimor ka marrë përgëzimet dhe vlersimet maksimale në raportet e tyre. Atëhere kush duhet të mbaje përgjegjësi ?

Nëse këto raporte pozitive të firmosura nga Vllahutin , Mogherini ,Hahn nuk janë të besueshme për BE, a duhet të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi këta diplomatë që na shiten të suskseshme reformat në vend vetem që të konsiderohet i sukseshëm mandati i tyre diplomatik?

Franca dhe Macron nëse vërtet kërkon Reformimin  e Europës duhet të  reformoje dhe emisaret e saj në Ballkan të cilet në vend që të na europianizojnë u “ballkanizuan” .

Këto janë vetem pikat e para që tregojnë qartë një  rivijëzim të ri gjeopolitik të  Europës e Ballkanit, dhe ne duhet si gjithmonë të mesohemi sa më parë me këtë ide duke uruar që Ballkani mos të bëhet më kurbani i lojrave të mëdha  gjeostrategjike.

Duket qarte se Politika e Zgjerimit  ka dështuar nuk ka funksionuar në mënyrë efikase, nuk ka dhënë rezultatet që priteshin. Besueshmeria ndaj unionit do të bie edhe me shumë nese Macron nuk merr masat  në ripërtëritjen  e Europës .

Të gjitha zerat se tani Ballkani është në duart  e Rusisë janë retorike boshe, pasi nuk ia vlen më të përdoret si një mjet përshpejtimi të integrimit të Ballkanit në Europë.  Nëse Ballkani Perëndimor duhet të integrohet kjo do të jetë në sajë të zhvillimit dhe harmonizmit politiko-ekonomik dhe jo sepse  kërcënohet nga  ndikimi rus. Por përpara saj  Macron ka folur qartë . Duhet reformuar Europa.

SHKARKO APP