Vjen më në fund çokollata rozë natyrale

Fansat e ëmbëlsirave së shpejti do të provojnë llojin e katërt të çokollatës për herë të parë duke blerë një Kit Kat.

Çokollata ngjyrë pink natyrale është krjuar nga Barry Callebaut me qendër në Zyrih, një nga prodhuesit më të mëdhenj të kakaos në botë, në shtator të vitit të kaluar pas 13 vitesh pune me kakaon.

Klasikja Kit Kat do të dalë në treg nga e hëna e mbushur me çokollatë ‘Ruby’.

Lloji i katërt i çokollatës, pas asaj të qumështit, të bardhë e të errët thuhet se kanë shijen e frutave të pyllit dhe do të jetë pa aromatizues dhe ngjyrues.

Çokollata Ruby ka tërhequr interes të madh anembanë botës që kur u shpik në shtatorin e vitit të kaluar.

SHKARKO APP