Vjeshta “troket” në Shqipëri, shira dhe ulje temperaturash

Nga sot do të nisin reshje të dobëta shiu në zonat Qendrore- Juglindore te Shqiprise.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Ndërsa temperaturat do karakterizohen nga rënie të lehta.

Sot pasdite (e diel, dt.26) dhe nesër (e hënë, dt.27) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe lokalisht do të jenë mesatare.

Në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht do të arrijnë deri intensiv. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT/E hënë dt.27 Gusht

Nesër (e hënë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 27 °C në vendet e ulëta: 19 / 29 °C në vendet malore: 12 / 25 °C

 

SHKARKO APP