Vlahutin jep mesazhin e lamtumirës: Dhuratë e çmuar që isha këtu

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin thotë se sot ishte dita e fundit e saj si ambasadore në Tiranë, duke nënvizuar se Shqipëria po ecën e sigurt drejt BE-së.

Vlahutin: Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt e mundur. Sa për mua, ka qenë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vjetët e fundit. Faleminderit.

SHKARKO APP