Vodafone Albania mbështet Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

 

Që prej 11 Majit, qyteti i Gjirokastrës ka hapur dyert për Festivalin Kombëtar Folklorik 2015, një festival ky i kthyer traditë e  këtij qyteti. Këtë vit, Festivali Folklorik nën titullin ArgjiroFest_On 2015, ka rezervuar një spektakël të vërtetë ku qyteti dhe vizitorët do të jetojnë një festë me muzikë folklorike, kostume, panaire, ekspozita, projeksione filmash, muzikë alternative dhe atelie të kërcimit të valles shqiptare.

Që në ditet e para te festivalit, është vënë re një interes tepër i lartë duke e kthyer qytetine Gjirokastrësnënjëambient të bukur festiv  ku artdashes nga Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë mbushur rrugët e gurta të qytetit për të festuar dhe promovuar vlerat e shumta të folklorit dhe historisë së vendit tonë

ArgjiroFest_On i organizuar nga Ministria e Kultures, Qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike dhe e mbështetur nga kompania Vodafone Albania, ka si qëllim kryesor mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e vlerave më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh si dhe pasqyrimin më të gjerë të të gjitha gjinive të folklorit dhe vlerave të tij

Pjesëmarës në skenën e Festivalit të Gjirokastrës 2015 do të jenë grupe të ndryshme folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi si dhe emra të mirenjohur të skenës si  Eda Zari, Olen Çezari, Rona Nishliu, Fanfara Tirana, Vikena Kamenica dhe Keli Band, Robert Bisha dhe Albanian Polyphonic Choir, grupi polifonik "Inoro" dhe sazet e Janinës, DIVANHANA-Bosnje Hercegovina, etj, të cilët do të performojnë në orët e natës për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre.

Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën “Festivali Kombëtar i këngës, muzikës dhe valles”. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në Kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar. Kete vit, festivali do të jetë  i hapur deri më datë 16 Maj me një kalendar të pasur aktivitetesh që do të garantojnë një atmosferë të paharrueshme për pjesëmarresit

SHKARKO APP