Volocopter prezanton dronin eVTOL që mund të transportojë ngarkesa të rënda

Ndërmarrja që merret me makinat fluturuese për qarkullim urban, Volocopter është përqendruar që të avancojë sa më shumë sistemin e transportit të udhëtarëve në lartësi.

Por tani, kompania e re gjermane ka prezantuar dronin e ri eVTOL, me mundësi të ngritjes dhe uljes vertikale, të krijuar për të transportuar ngarkesa të mëdha mallrash, pa ndonjë pilot në bord, transmeton KohaJone.

Droni i ri e ka lartë një “kurorë” rotorësh – të njëjtin që e ka përdorur edhe të droni, që është krijuar për transportimin e pasagjerëve.

Mirëpo, kabina e fluturakes që do shërbente për hyrjen e njerëzve, është zëvendësuar me një hapësirë për vendosjen e mallrave, që mund të jenë mjaft të rënda, derisa poshtë janë edhe dy pjesë që i ndihmojnë për të ndaluar.

VoloDrone mund të bartë deri në 200 kilogramë, ndërsa ka autonomi fluturimi deri në 56 kilometra, që nuk është shumë – por do të shërbejë shumë në industri, përfshirë bujqësinë, infrastrukturën publike dhe të tjera, ku distanca nuk është aq sfiduese sa është terreni i papërshtatshëm për makinat e zakonshme.

Dizajni i këtij droni, është krijuar nga një grup ekspertësh me bazë në Munih të Gjermanisë, derisa për formën dhe funksionalitetin e eVTOL, janë njoftuar bashkëpunëtorët strategjikë, nga të gjitha industritë që ishin në shënjestër.

Gjatë këtij muaji, ky dron i ka kryer disa prej fluturimeve, që nënkupton se nuk është vetëm një koncept.

SHKARKO APP