Vrasësi i policit në Fier krah deputetit të Berishës! Pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në 2021

Azgan Mërnica, autori vrajës së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga deputeti demokrat Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti, Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në 2021.

Ndërkaq, burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Luan Baçi pohon në postimin e tij se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. “Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Skandali i Partisë Demokratike për ngritjen e kësaj strukture të armatosur për mbrojtjen e votës, ku bënte pjesë edhe Mërnica, u zbulua pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

SHKARKO APP