Vrasja nga policia sekrete që provokoi protestën e parë antikomuniste në Shqipërinë e Mesme
Tragjedia e një familjeje nga Çamëria në Shqipëri
Nga Hyqmet Zane
Jeta e çdo njeriu ësëht ë e mbushur në tërësinë e vet me të gjitha dritë-hijet e saj, ku më pak e ku më shumë. Por për komunitetin çam, për fatin e keq, në një shekull jeta e tij u bë skëtërrë e vërtetë, si në gjysmën e parë të shekulli XX në nën regjimin monarko-fashit grek, ashtu edhe në gjysmën e dytë nën regjimin e diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Krahasuar kjo me fatin e popullit polak që në vendin e tij u përball keq si me Rusinë në Lindje, ashtu edhe me Gjermaninë në Perëndim, keq andej e keq këndej.
Çdo familje çame i nuk i provoi mbi kurrizin e vet të keqijat ekstreme, sikur të kishin prishur shenjtërinë e kësaj bote dhe jo që Çamërisë dhe popullatës s ë saj ia prishën shenjtërinë ejetës, banimit, pasurisë bukurisë dhe jetess në paqësinë e saj. Se çfarë pësoi popullata çame nga Greqia, tanimë ësht ënjë kapitull i ditur, qartësisht i dukeshëm,e dhe pse ende pa ndëshkim të fajtorëve që i shkakuan ato masakrime genocidiste tipike greke.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, ardhja e detyruar në Shqipëri pati privacionet e veta që arritën esktreme në keqtrajtimin fizik, moral dhe ekonomik e shpritëror. Do të veçoja në këtë histori tragjedishë dhe keqtrajtimesh, një familej nga fashati Varfanj i i Çamërisë që , pikërisht, në prag të nisjes së demorkacisë, do të pësonte një tragjedi të rëndë.
Pak histori
Beqir Nexhipi u larguar nga Varfanji i Çamërisë në qershor të 1944 duke i shëptuar fatmirësisht vdekjes nga andartët e Napoleon Zervës që po shfaroste popullatën çame. Në vitin 1948 në Vlorë u lidh me Hedo Hamzai nga Vërsela dhe, nga kjo martesë, erdhën në jetë 5 fëmijë, 3 vajza dhe 2 djem, i pari i fëmijëve Myfiti lindi në Vlorë më 15 prill 1952. Pikërisht ky djalë i pari i familejs do të ishte ai që pati pasoja fatale në lulen e rinisë së tij nga sistemi dikatorial që në atë kohë, në fillimvitin 1990, do pësonte një tragjedi të rëndë dhe tipike staliniste, të pamëshirshme të kryer nga policia sekrete e regjimit famëkeq të Enever Hozhës dhe Ramiz Alisë.
Nga Vlora në Sukth, ku Myfiti e kaloi jetën, u arsimua në shkollën mekanike në Durrës dhe u punësua si mekanik në Parkun e Eksportit, gjë e cila i dha mundësinë të kuptonte jetën e vështirë që bënin shqiptarët nën sistemin komunist. Inteleigjenca e kërtij djali bënte që të kuptonte më thellë se jeta e “bukru” në sistemin komunist ishte një genjështër e madhe në raport me atë që jetonte Europa Perëndimor, por edhe ajo Lindore. Propoganda e gënjeshtërt e zemëronte Myftin që pati rastin të shikonte të vërtetat me sytë e tij për shkak të vendit të punës.
Me zgjuarsi dhe kujdes në ambjente mes miqsh ai nuk hezitonte të shprehte përjetimet e tij dhe e ndjente nevojën për liri e demokraci si në botën e qytetëruar. Ishte koha kur në Europën Lindore kishin nisur lëvizjet demokratike për ndryshimin e sistemit socialkomunist. Njerëz si Myftiti që dinin të bënin dallimet mes dy botëve të kundërta, e shqetësonin regjimin dhe njerëzit e saj që ishin bërë si të çakërdisur nga ndërgjegjësimi i shqiptarëve për ndryshim. Kishte pasur një procesion në Shkodër me rrëzimine e bustit të Stalinit dhe më pas u bë Sukthi vendi ku ndodhi një tragjedi dhe një revoltë popullore antikomuniste.
Fatkeqësisht u bë Myfit Nexhipi me vdekjen e tij të parakohshme si një prosecion antikomunist ndaj regjimit të diktaturës staliniste. Bisedat e Myfitit mes miqëve u bënë pjesë edhe e organeve të policisë sekrete të kohës të cilët e morën dhe e çuan në policinë e Vorës më 16 maj 1990 në orën 16-00 me preteksin për një sqarim. Preteksti ishte sqarim, sepse gjtihëçka do të ishte një masakrim tipik antinjerëzor i cili u shoqërua me tortura për 10 orë. Asnjë nga familja nuk dinte se çfarë po bëhej me burrin e shtëpisë me 4 fëmijë të parritur. Sigurimsat e tërbuar i morën jetën 38 vjeçarit djalit të një nëne që mbeti me gjak të ngrirë se përse ky fat i zi që po e shoqërontë këtë familje si në Çamëri nga Zerva, ashtu edhe nga diktatura si më 1960-1961 dhe në fund të ditkaturës më 1990.
Pabesia e sigurimit
Përpara faktit të kryer, policia sekrete u përpoq të fshihte krimin që kishte shkaktuar me pohimin e një infarkti në zemër, por nuk ia doli dot me gënjeshtrën e stisur. Ekspertiza mjeko-ligjore e doktorit human Xhemal Zeneli në Tiranë nxorri në pah shkakun e vërtet të vdekjes dhe identifikoi të gjitha torturat e ushtruara mbi Myfitin. Ishte një krim i kryer në grahmat e fundit të një regjimi gjakatar si shumë krime që u bënë në atë periudhë pas varjes së poetit Havzi Nelaj apo vrasjet në kufi dhe tërheqja e trupave të djemëve të rinj me kavo çeliku ëpr të tmërruar e friksuar popullin se kështu do e e pësonin.
Revolta e parë antikomuniste
Vdekja e një burri nga Çamëria dhe ceremonia e varrimit të tij u kthye në një proçesion për të shprehur revoltën jo vetem të Sukthit, por edhe të ardhurve nga qytetetet e tjera si Durrësi e Tirana ku u manifestuar urrejtja ndaj policisë dhe sidomos ndaj sistemit komunist të kohës që vrau një burrë të nderuar, bahskëshortin e një gruaje me 4 fëmijë, djalin e enjë nëne dhe vëllain e dy motrave dhe 2 vëllëzërve të tij.
Përcjellja e Myfitit drejt banesës së fundit u kthye në një revolt ndaj komunizmit dhe u shoqërua me thirrje dhe shprehje kundra sistemit, që ai ndante me miqtë e familjarët e tij. Mbarsja e pakënaqësive ndër vite që u kishte bërë sistemi popullit të vet dhe krimi që po merrte jetë njerëzish, u bënë bahskë në një mort si një shprehje e urrejtjes qytetare ndaj padrejtësive dhe kriminalitetit.
Për familjen Nexhipi isht enjë humbje e rëndë, për farefisin dhe çamët që e njihnin dhe kishin jetuar me te. Ishte një vrasje e dorës së zgjatur greke për të vazhduar genocidin në forma të tjera dhe brenda te nejtet bahskekombas me ndryshime ideologjike. Për opinionin qytetar ishte një thirrje për protestë dhe përmbysje të sistemit. Nuk do ta kalonin shumë muaj dhe revoltat e protestat ndaj atij sistemi do të ishin potencialisht të arritura. U desh vdekja e një njeriu që populli të kuptonte kriminalizimin që i bëhej shoqërisë shqiptare në rpagun e rënies së sistemit.
Me shëmbjen e sistemit komunist, dhe drejtimin e vendit nga Partia Demokratike, Myfit Nexhipi u dekorua nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, me medaljen “Martiri i Demokracisë, që dha jetën me forcat e errëta të diktaturës komuniste për të mbrojtur idealet e pastra të demokracisë që po lindte”. Jeta e tij shërbeu si nxitje e një revolte massive kundër diktaturës 30 vjet më parë në varrimin e tij më 18 maj 1990.
Epilog
Babai i Myfitit, Beqir Nexhipi që nuk arriti të merrte vesh vrasjen e djalit të tij, nuk do ia kish marrë mendja këtij burri të shkolluar në Janinë që genocidi ndaj familjes së tij do vazhdonte kaq i stërgjaur nga ajo e Greqisë në Çamëri dhe me vrasjen e djalit në Shqipëri.ai e provoi persekutimin edhe mbi kurriznin e tij, por nuk e merrte me mend se do ia vrisnin djalin, dritën e syrit që e rriti me mundime të mëdha.
Ndërsa nënë Hedua e veshur në të zeza i mban duart në gji me mendijen tek djali që e gëzoi kur lindi dhe e hidhroi me vrasjen tragjike nga policia kriminale e një sistemi që po jepte shpirt dhe që në fund të jetës u bë një bishë e tërbuar që nuk e duronte dot të vërtetën e padrejtësive që iu ishin bërë popullit të tij.