Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta kirurgia e njohur
Kirurgia në QSUT Albana Çela është ndarë nga sot jeta. Lajmi është njoftuar nga Shoqata e Infermierëve në rrjetet sociale, ku thuhet se vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë.
Në një dedikim prekës, SHISH shkruan se lufta me sëmundjen e bëri të mos shikojë shumë gjëra në tokë, por nuk e pengoi të lërë kujtime të bukura për të gjithë ata që e njohin.
Nuk bëhet me dije sëmundja nga e cila vuante doktoresha nënë e dy vajzave të mitura, por ajo ka qenë në punë deri në ditën e fundit, në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.