WhatsApp s’do punojë natën e Vitit të Ri?

Thuhet se WhatsApp nuk do funksionojë më në një sërë smartfonësh të vjetër. Që do të thotë se duhet të blini telefona të rinj nëse dëshironi të vazhdoni të përdorni aplikacionin e bisedës me përditësimet më të mira dhe me update-t e reja.

Në natën e Vitit të ri, aplikacioni do të heqë ‘support’ për një numër të madh të telefonave, për të cilat versionet e fundit të softuerit nuk do mund të instalohen, ose në raste kur telefoni nuk do e pranojë për shkak të kapacitetit të dobët.

Do të thotë se përdoruesit me telefona të vjetër nuk do marrin asnjë përditësim qoftë në shpejtësi, në risi por edhe në siguri apo privatësi. Që nga 1 janari 2018, kushdo që ende përdor telefonat BlackBerry OS, BlackBerry 10 ose Windows Phone 8.0 nuk do të jenë në gjendje të përditësojnë softuerin e tyre WhatsApp.

Në një post për mediat sociale WhatsApp shkroi: “Ndërsa këto pajisje telefonike kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, ato nuk ofrojnë aftësinë për të përballkuar ndryshimet që do bëhen për tani dhe në të ardhmen”.

SHKARKO APP