Will Smith: Nuk kënaqem nga seksi, paraja dhe fama

Will Smith tregohet shumë i sinqertë për jetën e tij personale, kur vjen puna për të folur mbi martesën e tij 20-vjeçare me Jada Pinkett Smith dhe për karrierën e gjatë.

Superstari 49-vjeçar dha një intervistë për “Rap Radar” ku tregoi hapur se paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk e kanë kënaqur aspak. Pavarësisht të gjithave, marrëdhënia me bashkëshorten e tij është forcuar dhe asgjë në botë nuk mund ta shkatërrojë.

Will Smith: Ideja është që… kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave. Kam qenë në krye të botës materiale dhe kam kuptuar që nuk kam qenë kurrë i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë.

SHKARKO APP