Xhemi Shehu, prezantuesja e “Portokalli”
Pasi ka sjellë në jetë edhe fëmijën e dytë, Xhemi Shehu ka vendosur t'i kthehet menjëherë punës në ekran.
Top Channel së fundmi ka erdhur me risi, sa i takon prezantuesve të spektakleve. Pasi ka zgjedhur Ledion Liçon si drejtues të show-t "Big Brother", show-n tjetër të humorit ka vendosur t'ja besojë Xhemit.
Xhemi do të jetë prezantuesja e re e "Portokalli", së bashku me kolegët e saj, Salsano Rrapi dhe Eneida Tarifa.
Xhemi së fundmi, ka qenë prezantuese e "E diell" në krah të Ledionit dhe Arbanës e cila, tanimë po shijon shtatzaninë e saj.