Xhensila revoltohet “Nuk kam kërcënuar askënd, mos hidhni baltë mbi familjen time”

Që prej fillimit ky spektakël u kuptua që më tepër sesa sensin e garës ka argëtimin por për Xhensilën nuk qënka kështu. Madje as për Besart Kallakun, aktorin e “Portokalli” i cili ka telefonuar anëtarët e jurisë duke i kërkuar me ngulm pikë të larta për të fejuarën e tij.

Xhensila vetë ka kërcënuar drejtuesit po edhe jurinë se nëse nuk i jepen pikë të larta do të braktisë spektaklin. Mesa duket ja arriti qëllimit pasi këtë javë juria i dha pikët më të larta.”

Por pas këtyre aludimeve këngëtarja ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram duke bërë një SQARIM.

caa “Po sqaroj diçka per sa i perket puntates se sotme ne Dance With Me. Kurre nuk kam kerkuar pike te askush, kurre si kam bere asnje lloj presioni askujt, as un as familjaret e mi. Kam punuar shum me qejf pasi e dua kercimin, dhe dua qe vlersimet qe marr te kene lidhje me ate cka un jap ne skene, dhe te vlersohem per performancen. Cdo koment qe ska lidhje me kte gje esht i tepert dhe i pavend per personin tim. Imazhi dhe familja ime eshte e shenjte, nuk lejoj askend te aludoj dhe te shpif gjera te paverteta per anetar te familjes sime dhe per mua, perkundrazi jan ata qe me qetsojn dhe me thon qe te mos influencohem nga ngjarje te tilla. Gjeja e fundit qe dua eshte qe te marr vemendje duke stisur konflikte ne skene, eshte e turpshme per cdo kend qe perpiqet te bej dicka te tille. Nuk mund te baltosesh persona qe as i njeh dhe as te njohin. Kjo esht nje loje deri aty ku nuk mund te luash me mundin dhe lodhjen e asnjerit konkurent. Piket qe kan me shum vlere per mua jane ata qe i marr prej jush, prej publikut. Ju jeni vlersimi im. Faleminderit familja ime qe me qendron prane, faleminderit miqve, dashamiresve dhe fansave te mi, jeni familja ime e dyte. Sinqerisht Xhensila. Ps: Ju lutem portaleve neper rrjetet sociale dhe mediave qe ky eshte nje status shum personal dhe sqarim i drejtperdrejte. Nuk do doja ta shihja as ne SHARE dhe as ne tituj gazetash. Uroj mirkuptimin tuaj!”- ka shkruar bukuroshja për të gjithë ndjekësit e saj.  Capture.PNG1

Çifti Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj kanë qënë shkaktarët e njw debati. Nga një dekalaratë e pazakonte e Robert Aliaj duke akuzuar çifitin Elgit dhe Xhensila që ata e kanë kërcënuar për dhënien e pikëve. E ndwrkaq debati ka degraduar në ofendime dhe thumba mes njëri tjetrit.  Elgidi i eshte drejtuar Aliajt: “ti tregon veten në spktakël duke pirë alkol”. Mes Elgitit dhe Robertit shkëmbehen ironi të shumta, të momentit. Roberti deklaron: “më kërcënuan me kërcënime malësore. Ky është një spektakël kercimi dhe duhet ti fitosh pikët në skenë e jo ti japim me dhunë”. Moderatorja Alketa Vejsiu është munduar të ulë “gjakrat” dhe ju del në mbrojtje artistëve. Ajo ka thene:”që të mbledhësh një cast vipash si në këtë skenë të “Dancing With Me” është shumë e vështirë dhe ata mundohen. Nga ana tjeter, ka reaguar edhe Xhensila duke thënë që asnjë kërcënim nga ana e saj nuk ka ndodhur duke mos  lejuar deklaratat e Robertit për ti prishur imazhin. E mbas kuinatave Xhensila ka shpërthyer në lot, duke mos i pranuar fjalët e një artisti avangart si Robert Aliaj. Roberti për ironi, për të larguar nga froni Xhensilën dhe Elgitin mbretërit e natës i ka dhënë 9 pikë çiftit pasardhës Erand Sojli dhe Marjana Kondi. Dhe për të mbyllur sa me bukur debatin, moderatorja Alketa Vejsiu ka vazhduar programin duke thënë që ky spektakël ka qëllim të japi dashuri dhe jo debat, qëllimi është të kërcejm për një publik më të gjërë.

SHKARKO APP