Ylberi thyen rekordin, qëndron…

Ju tregojmë se ylberi në këtë vend mund të futet në Guiness për nga kohëzgjatja. Në Taipe të Kinës, ylberi ka qëndruar plot nëntë orë. Ishin profesorët dhe studentët e Universitetit të Chinese Culture të cilët e kanë filmuar gjatë gjithë kohës, deri kur u zhduk.

“Ishte e mahnitshme … U ndjemë sikur na erdhi një dhuratë nga qielli …Ishte kaq e rrallë!” tha Chou Kun-hsuan, profesor në Departamentin e Shkencave Atmosferike të Universitetit.

Chou dhe një profesor tjetër Liu Ching-huang, vendosën të dokumentonin kohëzgjatjen e qëndrimit të ylberit me ndihmën e studentëve. Vëzhgimet, fotografitë dhe videot treguan se fenomeni plot me ngjyra zgjati nga 06:57 deri në 15:55 tetë orë e 58 minuta.

SHKARKO APP