Ylli Dylgjeri: A janë pyetur forumet për takim te zonja Kim?
Nga Ylli Dylgjeri –
Ka ditë që përfaqësuesit e lartë të partive të opozitës dhe pozitës takohen në Ambasaden Amerikane me ambasadoret perëndimore. Thuhet se debatojne e diskutojne mbyllur për lista të hapura! Se çfarë flasin më tej nuk dimë! Se çfarë debatojnë, prapë nuk dimë!
Takojmë rëndom njeri – tjetrin këto ditë në koridoret e në kafete e Tiranës e prap kurgjë.
As nuk na thotë kërkush asgjë ..!
Vetëm dëgjojmë në media se çndodh në takime. Flitet për një top që rri andej këtej. Bashkë me topin edhe Ne, antaret e forumeve rrimë si tope sa andej ketej!
Nuk di nëse në Partite politike ka marr kush vendimin se çdo të thuhet, ku do të thuhet, kush do i thotë, e çdo vendoset? Hiç gjë sdime!
Tjetër. Po znj. Youri Kim e te tjere ambasadore që takohen me përfaqësite e partive politike a kanë pyetur ndonjë herë se kanë apo jo mandat keto njerez që janë ulur në tavoline? Bëhet fjalë për lista te hapura zgjedhore? Apo jo? Po përfaqesuesit politik a kanë dalë nga mbledhjet e hapura të forumeve?
Në fund:
Po topin kush ja përcolli Bashës?
Nëse e ka percjellë zonja Kim shtrohet pyetja:
Kim ishte arbitre apo lojtare?
Nese ja ka percjelle Damiani shtrohet pyetja:
A ishte topi i fryrë apo i çpuar? Po sikur Luli t’ja percjellë topin dikujt tjetër çfarë do të ndodhë…?
U bë kjo punë e gjitha:
O tope, tope, o papagalo!
Na u bë reforma si të ishte xhalo!