Ylli Dylgjeri: Ja pse nuk mblidhet parlamenti online dhe letra e kinezit Qi për Ruçin
Nga Ylli Dylgjeri-
Pse nuk mblidhet Kuvendi online?
Më pyesin pa fund miq e frendsa rëndom këto ditë…?
Me thone: pse mbledhja e Ballkanit Perendimor u bë online, pse Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh online, Kryeministri Rama ri 24 ore Online, tjeter, publiku duke i hequr pjesën që u bllokua serveri i Administratës për Liri Dalje rri tëre kohës prap online? Seksi te rinia po bëhet online. Po Kuvendi?
Çtë jetë ky bllokim vallë?
Vrava pak mëndjen dhe…vendosa t’Ju përgjigjem po online të gjithëve.
Frendsa!
Ka shume arsye që Kuvendi nuk po mblidhet Online. Një arsye e madhe është se Kryeministri po rri
nonstop në line!
Por Kuvendi ka arsye edhe më serioze:
E para, Kuvendi e dha 1/2 e rrogës dhe nuk do të punojë më! Ka të tjerë që thonë: çfarë është online?
E duam t’na e përktheni shqip. Më tej, gojët e liga thonë se online nuk realizohet sepse Kryetari i Kuvendit nuk di të punojë virtualisht. Por…vetëm me gojë! Vetëm me Urdhër! Kujtoj njehere kur punoja prane Tij, me vjen një zarf nga zëdhënesi i Ambasades Kineze. Zëdhënesi quhej Vang Ho Qi. Ishte ftese per festen Kombetare te RP të Kinës. Duhet tja jepja. Shkova më në fund dhe i thashë: Nga korrespondecat kemi dhe nje ftese nga Ambasada Kineze, nga shoku Qi.
Por gabova… Me erdhi nje ulerime:
Çar the moreeee?Çar jane keto pislleqe qe me fton? Sfola më. Ja lashë ne tavoline ftesen e shokut Qi…dhe dola kokë ulur. Nuk me njihte…
Për ta mbyllur, një tjetër arsye është se ka edhe shumë deputete që nuk dinë ti përdorin veglat online. Psh, zonja Kërperata, do vetëm të flasë në mikrofon! Apo zoti Kujtim Gjuzi do vetëm të llapi online! Etj, etj.
Këto mendoj se janë arsyet që Kuvendi nuk bëhet Online….
Ju falenderoj per mirekuptimi Online!