Ylli Dylgjeri: Thirrje Qeverisë; hajdeni më prishni dhe mua pallatin!
Vendimi i Gjykatës së Straburgut që detyron Qeverinë Shqiptare të dëmshpërbleje vjehrrin e kreut të PD me 13 milionë euro, ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale.
Pas këtij vendimi, gazetari Ylli Dylgjeri i bën thirrje Qeverisë që t’i shkatërrojë dhe atij shtëpinë dhe më pas ta dëmshpërblejë,
Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:
“Thirrje Qeverisë:
Hajdeni më prishni dhe mua pallatin!
Aman ma prishni! Keni motiv: Në bllok e kam.
Det s’kam, po kam LSI-në përballë. Vjehrra më rron. Drejt e në Strasburg shkon…
Përndryshe, do shkojmë te Eni Çobani.”