Ylli i muzikës greke: Jam shqiptare

Këngëtarja e famshme greke, e cilësuar si Shakira e Greqisë në fakt është një vajzë shqiptare. Një nga fëmijët e shumtë të emigrantëve shqiptarë në tokën helene. Entela, e cila ka folur në një revistë greke ka thënë se ajo  është vajza e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora, gjë e aluduar shpesh edhe në median shqiptare, se Foureira ishte nga Vlora ose nga Fieri. Vajza bukuroshe ka lindur në vitin 1987 në Fier dhe aktualisht është 27 vjeçe, duek zhvilluar një karrierë të suksesshme në skenat greke.

Në revistën greke Eleni ka folur hapur për origjinën e saj, por edhe për racizmin që ka përjetuar në Greqi.

" Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Këto ndodhin. Dhe unë, fsheha faktin se jam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike, para grupit "Mystique" ata nuk donin as të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare. Kjo ishte shumë tabu", thotë Eleni.

Më tej këngëtarja e famshme greke vazhdon duke thënë se ajo ndihet greke, pasi greqishtja është e vetmja gjuhë që ajo di.

"U, që e vogël e kam kuptuar që ndihem greke. Nuk e di një gjuhë tjetër veç greqishtes,këtu kam mësuar shkronjat e para … Dhe kështui thashë vetes se asgjë nuk do të mëndalojë të bëjë atë që unë dua" duke shtuar " kam ndjerë shumë racizëm në shkollë dhe kur nisa të këndojë. Kjo më bëri edhe më të fortë dhe mund të jap një mesazh për fëmijët e vegjël.  Kjo nuk më mërzit mua, sepse unë me punën time dhe vlerat e mia provova se gjithë "fryrja" në televizione nuk kishte asnjë ndikim në botë. Nuk ka kuptim të jesh racist", u shpreh Fourieria, duke treguar kështu se pavarësisht racizmit grek ajo ia doli të jetë këngëtarja më e pëlqyer greke dhe vendosi t'ua tregojë se është shqiptare në momentin që ajo dëshironte, derisa ëndërrat e saj iu realizuan. Përgatiti: J.H

SHKARKO APP