Ylli i popit zbulon se çfarë ndodhi para vdekjes së Princeshës Dianës…

Elton John ishte zënë me Princeshë Diana dhe ishte pajtuar me të vetëm pak javë para vdekjes së saj. Ky fakt është zbuluar tani për herë të parë.

Ylli i popit, i cili, njoftoi dje se do të tërhiqet nga muzika pas një turneu të fundit botëror,  ishte mik i ngushtë me princeshën.

Ama mesa duket miqësia e tyre paska patur uljet dhe ngritjet e saj.

Por ata u pajtuan kur vdiq miku i tyre i përbashkët Gianni Versace, pak para vdekjes edhe të vetë Dianës.

 “E kam dashur, sepse ajo ka bërë shumë për AIDS dhe ishte një mike shumë e mirë e imja. Ne kishim rënien tonë, por u pajtuam në fund.

Ishte një verë e jashtëzakonshme…thjesht nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte, por ajo do të ishte krenare për djemtë e saj dhe ata po bëjnë një punë të shkëlqyer”, shprehet John, raporton Mirror.

Raportohet se legjenda e këngës tashmë është i afërt me princat Harry dhe Uilliam, të cilët i ka njohur nëpërmjet miqësisë së tij të ngushtë me nënën e tyre të ndjerë.

Image

SHKARKO APP