Ylli i “The Rolling Stone” fotografohet pas operacionit në zemër

Pak kohë më parë vokalisti i grupit “The Rolling Stones”, 75-vjeçari Mick Jagger iu nënshtrua një operacioni të rëndësishëm në zemër.

Tashmë duket se  Jagger është rekuperuar pasi u fotografua për herë të parë pas operacionit në rrugët e New York.

Ai do të shijonte shfaqjen e baletit nën notat e këngëve të tij, të të dashurës 32-vjeçare, balerinës Melanie Hamrick.

Përpara një muaji ai njoftoi anulimin e turit të grupit pikërisht për shkak të operacionit të tij, që kishte të bënte me ndërrimin e valvulës në zemër. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, legjenda e muzikës rrok dukej tashmë i stabilizuar.

SHKARKO APP