Ylli Manjani: Ku gabon Lefteri e Nasipi dhe ku gabon LSI?

Nga Ylli Manjani

Ku gabon Lefteri e Nasipi dhe ku gabon LSI?
(Një konstatim por dhe këshillë miqsore për të dy palët).
*****
Përplasja e LSI me ish kontribuesit e saj të rëndësishëm, pavarsisht se kush e nisi dhe përse, më duket e pavend dhe tepër shfokusuese për vemendjen elektorale.
Palët në këto zgjedhje janë PS dhe Edi Rama nga njëra anë dhe, PD dhe partitë e tjera nga ana tjetër.
Objektivi është rivendosja e rendit demokratik në vend nëpërmjet mjë rotacioni të natyrshëm politik.
E parë kështu debati LSI me ish deputetët e ministrat e saj është disi jashtë kontekstit.
Sidoqoftë konstatimi in është i natyrës etike, ligjorr dhe llogjike.
1. Lefteri, Nasipi dhe të gjithë të tjerët që sot nuk janë më në LSI, kanë pa asnjë dyshim të drejtën dhe gëzojnë lirinë të zgjedhin cilindo grupim politik që duan. Ashtu siç LSI, si grupim politik ka njësoj të drejtë të zgjedhë me cilët persona do të bashkëpunojë.
2. I kuptoj dëshirat për të komentuar zgjedhjet e njëri-tjetrit por kur kalon etika nuk i bën mirë as vetë palëve. Fjalët “llum”, “çerdhe”, “eksperiment”, etj janë tejkalime që nuk ndihmojnë as ato që i artikukojnë.
3. Teri dhe Nasipi gabojnë llogjikisht kur thonë se “LSI është eksperiment”, apo “çerdhe mllefi”. Gabojnë sepse i bie të pranojnë se edhe ata vetë janë pjesë e këti “ekperimenti” apo “çerdhe të mllefosur”.
4. LSI gabon kur denoncon publikisht kontribuesit e saj. Gabon sepse i bie që ose ajo pranon se ka qenë e paaftë të kuptojë ato që sot i denoncon, ose i denoncon sot vetëm sepse ata (Teri e Nasipi) janë kundër saj. Në të dy altertanivat LSI bën autogol llogjik, taktik dhe politke.
5. Minimumi i etikës kërkon që secili të respektojë të drejtën e zgjedhjes duke vlerësuar kontributet dhe kohën që kaluan së bashki. LSI ka administruar jo pak pushtet publik në vite, por këtë pushtet e ka administruar me njerëz, kur Teri dhe Nasipi kanë qenë goxha prezent në këtë administrim.
Ndaj palët nuk bëhen më të mira as më të këqija duke denoncuar njëri-tjetrin sot.
Deri tek një denoncim ligjor mund të pajtohesha, por denoncimet mediatike nuk janë të duhurat.
6. Së fundi dhe më e rëndësishmja, beteja elektorale nuk është LSI me të vetëm, por partitë e opozitës me partinë moniste që sundon.
Ndaj mirë është të kuptojne se: LSI nuk ndihmon opozitën duke u marrë me punët e saj të brendshme dhe as Teri e Nasipi nuk ndihmojnë partinë moniste duke sharë vendin ku shërbyen vetë.
Ky vëzhgim është thellësisht i ftohtë nga emocioni, por i sinqertë për të dy palët.

SHKARKO APP