Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja urimi i princeshës Elia
Magazinë E Premte, 10 Shtator 2021 06:18
Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo feston sot 65-vjetorin e lindjes. Ajo e ka festuar këtë ditë me njerëzit e saj më të dashur.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar urimet e fëmijëve. Princesha Elia Zaharia ka bërë një urim për nënën e saj në një postim në Instagram.
Në fotografi shfaqen edhe vëllai Amos, e dashura e tij Giliola dhe Princi Leka.
“Gëzuar ditëlindjen Ylli jonë i bukur që na ndriçon shpirtin!”, shkruajti Elia.