Young Zerka flet për Ronelën: Familja ime e ka shumë qejf

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në botën e shoëbizit shqiptar.

Ajo komentohet së tepërmi edhe për lidhjen me Young Zerkën por që nuk e kanë pranuar kurrë se janë bashkë.

Ky vendim i tyre vjen për faktin se dyshja preferon të komentohet më shumë për anën profesionale e projektet e reja, sesa për jetën private.

Në një intervistë për “Thumb”, Young Zerka është shprehur se familja e tij e pëlqejnë shumë Ronelën. Siç duket lidhja e tyre po konsolidohet edhe në trajta familjare.

“E kanë shumë qejf, e thonë edhe vet që është artiste e talentuar e guximshme. E guximshme them nga ato që bën Ronela në videoklipe”, u shpreh Zerka.

SHKARKO APP