YouTube heq çdo video që vë në dyshim fitoren e Joe Biden

YouTube ka njoftuar se ka nisur heqjen nga platforma të çdo videoje që flet për manipulim votash në zgjedhjet amerikane të këtij viti.

Në nëntor, YouTube nuk fshinte asnjë video të tillë, duke u shprehur me një komunikatë zyrtare se “lejon diskutimin e rezultateve të zgjedhjeve”. Por, në një blog të mërkurën, YouTube tha se vendimi për heqjen e videove që flasin për manipulime vjen pasi “shumë shtete e kanë përcaktuar tashmë fituesin” mes Donald Trump dhe Joe Biden.

YouTube sqaron se janë rreth 200 000 video mbi zgjedhjet amerikane, të shikuara mbi 4,5 miliardë herë.

SHKARKO APP