Yuri Kim ju fton në Instagramin personal: Postimi i parë është për Tiranën!
Magazinë E Martë, 11 Shkurt 2020 20:01
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka çelur llogari në Instagram. Postimi i parë i ambasadores amerikane i kushtohet pikërisht 100-vjetorit të Tiranës.
Kim pozon me një grup valltarësh të rinj të veshur me kostume tradicionale. Ajo që vihet re është se Follow i kanë bërë në krye të herës ambasadori i BE-së Luigi Soreca.