Zanfina Ismaili heq përfundimisht dorë nga muzika

Këngëtarja nga Kosova, Zanfina Ismaili ka konfirmuar se do të heqë dorë nga muzika, duke e lënë pas si hobi. Në një intervistë për Ekspress Rozë, ajo ka treguar se do t’i përkushtohet profesionit të saj si jurist, pasi i ka kushtuar disa vite studime. “Merrem me muzikë që prej moshës 4-vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogariteni sa shumë vite kam në këtë profesion. Ia di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, të dyja anët e medaljes, por pse mos ta lë si hobi kur kam mundësi. Nuk varet ekzistenca, apo jeta prej një koncerti apo një kënge. Nuk e bëj se kam nevojë, por po e bëj sepse kam qejf”, tha ajo. Ndërkohë, mundet që pas disa vitesh ta shohim në politikë, por për momentin ka vendosur që të jetë larg mediave për t’u bërë pjesë e ligjit dhe drejtësisë. Kur të gjithë prisnin për të sjellë një projekt muzikor me Adelinën, ajo vendosi që të heqë dorë nga muzika, vendim i cili është mbështetur edhe nga familja.

SHKARKO APP