Zbardhet Kukësi
Reshjet e dendura të borës kanë nisur në Verilindje të vendit pasditen e të shtunës. Në Kukës, bora arriti në pak minuta në 10 cm trashësi, ndërsa zonat malore deri në 15 centimetra.
Situata shkaktoi vështirësi në rrugën e Kombit, ku bora dhe mjegulla u bënë shkak për bllokimin e trafikut. Borëpastrueset nisën menjëherë punën, duke larguar borën, ndërsa po hidhet edhe kripë e skorje në rrugë
Aktualisht nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo probleme të tjera në këtë qark. Reshjet e shiut rinisën në të gjithë vendin paraditën e së shtunës dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë ditës së dielë në zonat e ulta, ndërsa në ato malore, parashikohen reshje bore.