Zbarkimi i organizave botërore të medias në Tiranë, ja politikani që i la pas dere dhe biseda me Ramën

Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve zbarkoi në qershor në Tiranë para mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, me qëllim mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

Vizita e tyre u përmbyll me disa shqetësime.

“Liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë” thuhej në raport.

Pjesë e delegacionit ishte edhe këshilltarja ligjore e  Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari.

E ftuar mbrëmjen e sotme në RTV Ora, ajo zbuloi se një prej politikanëve më të fuqishëm në Shqipëri kishte refuzuar ti priste.

Kusari: Jemi të shqetësuar me faktin se një nga politikanët më të fuqishëm në Shqipëri, Erion Veliaj, ka refuzuar të takohet me misionin tonë. Nuk ka na ka ndodhur në asnjë shtet tjetër që një politikan që i bën kërkesë të takohet me ne me na refuzu, për arsye që ne nuk i dimë sepse nuk na i ka bërë të qarta.

Sakaq ajo tregoi edhe rreth takimit me kryeministrin Rama.

Kusari: Ndërsa jemi takuar me Edi Ramën. Jo vetëm që e ka mbrojtur idenë se ka të drejtë ti quajë gazetarët kazan etj,  por e pasur shumë të vështirë të pranojë se qasja e tij është gabim. Kas dhënë disa premtime se do të ketë kujdes te legjislacioni, por ne nuk jemi duke parë se premtimet që ka bërë është duke i mbajtur.

"Gjithë bota do ta marrë vesh kush është Rama", paralajmërimi për paketën antishpifje

SHKARKO APP