Zbulimi i papritur/ Shefi i “Alibaba”, Jack Ma është anëtar i Partisë Komuniste Kineze!

Jack Ma, bashkëthemeluesi i kompanisë së madhe  të tregtisë online “Alibaba” është konfirmuar zyrtarisht si anëtar i Partisë Komuniste, sipas një gazete shtetërore.

Ma, që është personi më i pasuri në Kinë, është një nga 100 njerëzit që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Kineze do të nderojë si pjesë e festimeve që do të bëhen me rastin e 40 vjetorit të reformave ekonomike.

Mbetet e paqartë se pse gazeta zyrtare vendosi të tregojë lidhjen politike të MA-së megjithatë ky zbulim vjen në një kohë kur ka një lëvizje në Pekin për të afruar sipërmarrjet e vendit me politikat e vlerat partiake, veçanërisht në sektorin e teknologjisë që ka njohur rritje me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ma, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si drejtues i “Alibaba-s” vitin e ardhshëm ndërsa në karrierën e tij ka shërbyer si këshilltar i liderëve politikë në Azi dhe Europë ndërsa ka shpalosur ambicie të mëdha kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?