Zbulimi më premtues në trajtimin e Alzheimerit nuk është një ilaç!

Alzheimer, vazhdon të mbetet një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit në botë dhe nuk po tregon asnjë shenjë reale ngadalësimi. Sëmundja neurodegjeneruese që çon në degjenerim të qelizave të trurit dhe në rënien e funksionet njohëse vlerësohet se vret një të tretën e të moshuarve, çka është më shumë se kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës të  kombinuar bashkë.

Mungesa e përparimit të dukshëm për pacientët e Alzheimerit nuk është çështje e mosvëmendjes. Përpjekjet për të trajtuar sëmundjen dhe jo shërimin e saj të plotë, kanë prodhuar shumë pak përfitime. Biologjia komplekse e sëmundjes dhe ndërthurja e biologjisë, mekanizmave të ilaçeve dhe plakja mund të jenë një pjesë e arsyes. Sidoqoftë, ekziston një teori tjetër pse. Në pjesën më të madhe, përpjekjet e së kaluarës nga studiuesit janë përqendruar në krijimin e një ilaçi që do të trajtojë ose shërojë në mënyrë efektive Alzheimerin, kur sëmundja tashmë është shfaqur dhe ka përparuar shumë larg. Sot studiuesit kanë filluar të vlerësojnë se luftimi i Alzheimer kërkon një ndryshim rrënjësor në qasje dhe në të menduarit tonë.

Ndryshimi i mënyrës së ndërveprimit me pacientët dhe zbulimi i shenjave tradicionale të sëmundjes shumë kohë përpara se të shfaqet, mund të sigurojë zbulimin e hershëm dhe krijimin e mundësive për të zhvilluar trajtime të reja ose për të përcaktuar se cilat ilaçe, madje edhe ato janë treguar joefektive më parë, mund të bëhen të rëndësishme nëse u jepen pacientëve më herët.

Arsyeja përse shumë studime mbi këtë sëmundje kanë dështuar është pikërisht fakti se ka qenë e pamundur të diagnostikohet sëmundja para fillimit të simptomave specifike. Deri kohët e fundit, diagnoza e Alzheimerit mbështetej kryesisht në ndryshime të sjelljes dhe në vëzhgime të tjera subjektive. Rezultati më dominues që është përftuar është pikërisht kurimi i i tij pas një avancimi të ndjeshëm të sëmundjes. Në momentin simptomat bëhen të dukshme kjo nënkupton se jo vetëm sëmundja nuk është kapur plotësisht, por ka të ngjarë që tashmë ka shkaktuar dëme të pakthyeshme neurologjike.

Çështja tashmë shtrohet ndryshe, një drejtim i ri i trajtimit të saj është pikërisht kapja e saj në fazën fillestare ende pa dalluar simptomat klasikë, duke bërë të mundur kështu menaxhimin dhe shërimin ende pa qenë shumë vonë.

Një mënyrat më recente zbuluar së fundmi janë biomarkers. Në thelb, biomarker është një molekulë ose një funksion biologjik i matshëm që tregon një gjendje patologjike. Mjekët përdorin indikatorë të tillë si temperaturën, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit si indikatorë për të pasur një vështrim të përgjithshëm shëndetësor të pacientit.

Sot studiuesit po e përdorin këtë ide për proteinat në trup. Duke matur përqendrimet e këtyre treguesve, falë të cilave mund të kuptojmë më mirë sesi sëmundjet si manifestimi i Alzheimerit, përparojnë dhe reagojnë ndaj ilaçeve. Një ekip studiuesish në Qendrën Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative (DZNE) të udhëhequr nga neurologu Mathias Jucker gjetën një lidhje midis zinxhirit të dritës së neurofilamentit të biomarkerit në gjak (Nf-L), një proteinë që akumulohet në trup dhe shenjave të hershme të Alzheimerit. Në studimin e qendrës, Jucker dhe kolegët e tij zbuluan një rritje të Nf-L, 16 vjet para se simptomat e Alzheimerit të ishin prezente në një grup pacientësh bartës të kësaj sëmundjeje.

Nf-L tashmë ka treguar sukses në lehtësimin e zbulimit të hershëm dhe / ose prognozës së një sërë sëmundjesh neurodegjeneruese, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e Parkinsonit dhe dementian e trupit Lewy (LBD).

Ky zbulim ofron premtime edhe për pacientët e Alzheimerit. Edhe pse ende në fazë fillestare këto rezultate paraprake shënojnë një përparim të rëndësishëm drejt një testi gjaku që mund të zbulojë sëmundjen shumë përpara simptomave. Zbulimi i hershëm do të ndryshonte plotësisht ekuacionin për kompanitë që zhvillojnë terapi të reja për shërimin dhe kurimin e sëmudnjeve. Kjo gjithashtu u jep pacientëve më shumë burime, përfshirë kohën, për të bërë zgjedhje kur bëhet fjalë për trajtimin ose kujdesin parandalues.

Quartz – Scan

SHKARKO APP