Zbulohen emrat e parë të këngëtarëve në Festivalin e Këngës në RTSH

Edhe pse ende jozyrtarisht, tashmë janë bërë të ditur disa nga emrat e këngëtarëve të cilët do të konkurojnë për çmimin e parë, për të përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

Këtë edicionin të 56-të në “Festivalin e Këngës”, pritet të kthehen disa emra të njohur të cilët numrojnë disa pjesëmarrje në këtë festival por nuk do të mungojnë as talentët e rinj.

Nga emrat që janë zbuluar deri tani, këtë vit pritet të jetë një festival i dominuar nga zhanret rock, përfaqësuar nga emra si Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi, por edhe emra të rinj si Klajdi Musabelliu, Klodiana Vata, Stefan Marena, Deniza Gjezo etj.

Ditë më parë është përmendur edhe emri i këngëtares Arilena Ara, për të cilën u përfol si fituesja potenciale e këtij edicioni. Po kështu  këngëtari nga Kosova i cili po ndërton karrierë në Amrikë, Durim Morina,  por që ende nuk janë emra të konfirmuar.

Festivali i Këngës do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe do të drejtohet nga moderatori i njohur Adi Krasta.

imalbania.com

SHKARKO APP