Zbulohen qeli burgu në ndërtesën e ish-komitetit të Partisë në Korçë, dëshmia e gjallë e 97-vjeçarit

Regjimi komunist në Shqipëri krijoi një sistem të gjerë të përndjekjes dhe burgosjes për të gjithë ata që e kundërshtuan këtë regjim. Në ndërtesën e ish- komitetit të Partisë në Korçë janë zbuluar disa qeli burgu dhe hetuesie të kohës së komunizmit.

Në mure ka dëshmi të torturave ndaj të dënuarve të sistemit komunizmit. Vasil Zguri sot është 97 vjeç është një ndër ata persona, i cili prej 22 vitesh vuajti dënimin në burgjet më famëkeqe, nga ai i Korçës, e deri në Spaç e Burrel. 97- vjeçari tregon se në 1966 e dënuan për agjitacion e propagandë dhe për shkëmbime letrash me të motrën të emigruar në Greqi.

Vuajtjet dhe persekutimet për këtë kategori lanë gjurmë të thella në memorien e 97-vjeçarit i cili tregon vuajtjet që ka përjetuar dhe ka parë në qelitë e burgjeve famëkeqe të komunizmit.

Zbulohen qeli burgu në ndërtesën e ish-komitetit t Partisë në Korçë, dëshmia e gjallë e 97-vjeçarit

SHKARKO APP