Zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit

Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë.

Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit. Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje. Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Makbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.

Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës. Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze. Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milion dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milion dollarë në Nju Jork në vitin 2001.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?