Zbulohet maska e sundimtarit të qytetërimit Maya, Pakalit të Madh

Arkeologët të cilët janë duke punuar në rrënojat e lashtë të Meksikës, kanë zbuluar një maskë e cila besohet se i përket sundimtarit Pakali i Madh, një nga figurat e larta të Botës së Majave.

Ekipi i specialistëve të Institutit Kombëtar të antropologjisë dhe historisë kanë zbuluar objektin teksa ishin duke punuar në një nga ndërtesat e pallatit të lashtë.

Duke studiuar detajet e maskës, ekspertët u shprehen se ato sugjerojnë se prezanton Pakalin e Madh në një moshë të vjetër.

Gjatë gërmimeve janë zbuluar po ashtu rituale, objekte në qeramikë të pikturuar, eshtra të gdhendura e  materiale të tjera.

Megjithatë saktësohet se kërkimet dhe studimi i maskës po vazhdon ende deri në një konkluzion të plotë.

Por nëse kjo teori do të vërtetohet, kjo do të ishte përshkrimi i parë i Pakalit të Madh.

Ai ka lindur në shekullin e shtatë dhe hipi në fron në moshën 12 vjeçare.

Besohet se ai ka qëndruar në pushtet për një periudhë rreth 68 vjeçare.

Gjatë mbretërimit të tij u zhvillua një qeverisje e begatë në qytetin e lashte Palenque dhe besohet se ai la pas ndërtesa dhe një arkitekturë mbresëlënëse.

Sot qyteti Maja i braktisur është një nga zonat më të populluara me turistë në Meksikë dhe një nga destinacionet kryesore që kompanitë turistikë sugjerojnë.

Madje vetë turistët pas vizitës shprehen të mrekulluar për artefaktet e zonës.

SHKARKO APP