Zbulohet në Belgjikë mumja e zhdukur 45 vjet më parë

Një nga dy mumjet egjiptiane, të zhdukura nga Muzeu në Bruksel 45 vjet më parë, u gjet në një kolektor në Mons, Belgjikë, kur një 66 vjeçar u përpoq për ta vënë në ankand.

Muzeu i Historisë dhe Artit në Bruksel (The Royal Museums of Art and History) në vitin 1970 kishte huazuar dy mumjet për hulumtime që kishin kërkuar dy mjekë. Hulumtimi i tyre u botua tre vjet më vonë, por mumjet asnjëherë nuk u kthyen në muze.

Një 66-vjeçar javën e kaluar u përpoq të organizojë shitjen e një mumjeje në Shtëpinë e Ankandit në Mons, kurse zyrtarët e shtëpisë e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë dhe kontaktuan policinë belge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një hetimi policia deklaroi se mumjen në Shtëpinë e Ankandit e solli i biri i një 66-vjeçari, i njërit prej mjekëve të cilët kishin huazuar mumjet. Identiteti i të dyshuarit nuk është publikuar, por fati i mumjes tjetër, që mungon, mbetet ende i panjohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori publik në Bruksel shpreson se mumja së shpejti do të rikthehet në muze dhe se personat përgjegjës do të ndëshkohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?