Zbulohet një nga pikturat më të vjetra të Jezu Krishtit në shkretëtirën izraelite

Një pikturë 1,500 vjeçare e Jezu Krishtit është gjetur në murin e një kishe të braktisur në shkretëtirën izraelite.

Pjesa më parë e panjohur e artit të shenjtë u vu re në një kishë bizantine në shkretëtirën e Negevit.

Fragmentet e pikturës mendohet të jenë të shekullit të 6-të dhe ekspertët pohojnë se zbuluan skicën e fytyrës së Krishtit dhe një Jezusi të ri me flokë të shkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portreti i Jezusit u zbulua për herë të parë në vitet 1920 dhe tani është ri-analizuar duke përdorur teknika moderne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u gjet në rrënojat e Shivta, një fshat i vjetër bujqësor në zemër të shkretëtirës Negev, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Be’er Shevës.

Fshati u themelua në shekullin e 2 dhe mbijetoi për më shumë se gjashtë shekuj para se të braktisej gjatë fillimit të periudhës së hershme të islamit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?