Zbulohet shifra e majme që këngëtari grek mori në Shqipëri

Performanca e këngëtarit grek në Shqipëri, nuk kaloi pa bërë shumë zhurmë. Disa ditë më parë performoi në Pallatin e Kongreseve, këngëtari grek Notis Sfakianakis, i cili ngjalli shumë debate të nxehta.

Ndonëse u bënë thirrje për bojkot, shqiptarët u mblodhën në radhë për të dëgjuar këngët e tij. Mbrëmjen e kaluar, gazetari Arian Çani, gjatë emisionit të tij “Zonë e lirë”, zbuloi shifrën që ai kishte marrë.

“E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat nuk janë pak për një katung si i yni”, i tha ai këngëtares Anxhela Peristeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“80 mijë euro nuk janë shumë për një vend si Greqia. atje një këngëtarë si Sfakianakis merr minmimalisht 10 mijë euro në javë”, replikoi Peristeri, e cila gjithesësi u shpreh kundër koncertit të këngëtarit grek në Tiranë, pasi sipas saj, ai ka ofenduar disa herë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?