Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike së DJ Avicii

Detajet tragjike që tregojnë shkakun e vdekjes së DJ të famshëm Avicii janë zbuluar. Dj, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling është vetëvrarë duke prerë veten me një shishe të thyer, sipas burimeve.

Ylli i muzikës u gjet i vdekur në Oman më 28 prill dhe javën e kaluar familja e tij aludoi faktin se 28-vjeçari mund të kishte vrarë veten, pasi luftoi me veten për të gjetur paqen. Sipas njoftimeve DJ u gjet me plagë në qafë dhe duar. Ai mori një shishe dhe e theu. Copat e qelqit i përdori për t’i shkaktuar plagë vetes.

Dj suedez vdiq për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Raporti me detajet e vdekjes së DJ-së vjen nga TMZ.

SHKARKO APP