Zbulohet studimi, Covid 19 po dëmton shëndetin mendor të gazetarëve

Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve që raportojnë për COVID-19, po shfaqin shenja ánkthí dhe dèprèsioni, sipas një studimi mbi gjendjen aktuale të situatës èmocionale të reporterëve. Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirë-financuara, shpesh u duhet të lùftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandèmísë.

Hulumtimi i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë si dhe Universitetit të Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqètësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19.

Studimi u drejtua nga doktor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters. Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje èkstrème, duke përfshirë këtu sùlmèt tèrrôriste të 11 shtatorit, lùftën në Irak, krímín e organizuar në Meksikë, sùlmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj.

Anketimi i kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga organizata ndërkombëtare mediatike të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psíkôlogjike dhe 26% kishin shenja klíníke ánkthí të fortë që përfshijnë págjùmësínë, përqendrimin e ùlët dhe lôdhjè shumë të madhe.

SHKARKO APP