Zbuloni 12 përfitimet që sjell dushi me ujë të ftohtë

Bërja e një dushi të ftohtë herët në mëngjes ose kur mbarojmë ditën zakonisht është sfiduese për shumë njerëz pasi shumica janë mësuar me ujin e ngrohtë.

Por dushet e ftohta ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit, që nga relaksimi i mendjes deri tek përmirësimi i lëkurës dhe zvogëlimi i yndyrnave.

Këto janë 12 arsye se përse ne duhet ta praktikojmë dushin e ftohtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Ndihmon në humbjen e yndyrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Thjesht derdhja e ujit të ftohtë me akull në trup mund të ndihmojë në uljen e peshës. Aktiviteti i shtuar i “yndyrës së mirë” djeg kalori për të mbajtur trupin të ngrohtë. Hulumtimet treguan se temperaturat e ftohta mund të rritin yndyrën jo të dëmshme deri në 15 herë më lart se sasia normale.

2. Përmirëson imunitetin

Një studim në Angli tregoi se dushet e rregullta të ftohta shkaktojnë një rritje të shpejtësisë metabolike dhe sasinë e qelizave të bardha të gjakut në trup, të cilat më pas ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.

3. Jep qarkullim më të mirë të gjakut

Një qarkullim i përmirësuar nënkupton një shëndet më të mirë të përgjithshëm kardiovaskular. Ndër përfitimet e marrjes së dusheve të ftohtë është një rrjedhje e mirë e gjakut. Lejon që gjaku të qarkullojë e në organe të qëndrojë i ngrohtë.

4. Ndihmon sistemin limfatik

Dushet e ftohta ndihmojnë në rritjen e aktivitetit të sistemit limfatik, i cili punon për të nxjerrë mbeturinat nga qelizat, që zvogëlon rrezikun e infeksioneve.

5. Sjell qëndrueshmëri emocionale

Një studim tregoi se dushet e ftohta mund të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi nervor rezistent ndaj stresit.

6. Ul stresin

Ndërsa truri mëson se si të merret me situata stresuese, dushet e ftohtë gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të acidit urik dhe rritjen e substancës glutathion në gjak, që ndihmon në uljen e stresit.

7. Ul mundësitë për depresion

Dushet e ftohta lehtësojnë simptomat e depresionit duke stimuluar “pikën e kaltër” në tru që lëshon noradrenalinë, një kimikat që luan një rol në lehtësimin e depresionit.

8. Rrit nivelin e testosteronit

Për burrat, edhe një sasi e vogël e nxehtësisë mund të ndikojë në ADN, ARN dhe sintezën e proteinave në testikuj. Një studim zbuloi se 15 minuta nxehtësi e shtuar në testikujt e miut çoi në një rënie të konsiderueshme të testosteronit. Më pas sugjeroi që temperaturat e ftohta mund të ndryshonin efektin.

9. Përmirëson pjellorinë

Dushet e ftohta përmirësojnë spermën dhe rrisin pjellorinë. Studiuesit thanë që banjot e nxehta kanë efekt në uljen e pjellorisë.

Në një eksperiment të mëparshëm, burrat që bënë një gjysmë ore dush të nxehtë çdo ditë, për tre javë u bënë infertil për gjashtë muaj.

10. Promovon rimëkëmbje më të shpejtë të muskujve

Një studim i vitit 2009 tregoi se një banjë akulli pas trajnimit intensiv përmirëson qarkullimin dhe ndihmon në heqjen e disa acidit laktik, i cili mund të shpejtojë shërimin e trupit.

11. Përmirëson lëkurën dhe flokët

Përfitimet e marrjes së një dush të ftohtë jo vetëm që japin shëndet më të mirë, por gjithashtu i bëjnë njerëzit të duken më mirë. Uji i ftohtë i akullit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për të humbur shumë vajra natyralë në lëkurë dhe flokë, sipas dermatologes Jessica Krant. Ndihmon gjithashtu që flokët të shfaqen me shkëlqim dhe forcojnë kontrollin e tyre në lëkurën e kokës.

12. Siguron gjumë më të mirë gjatë natës

Një banjë akulli 10-minutëshe mund t’i ndihmojë njerëzit të marrin gjumë të jashtëzakonshëm gjatë natës, sipas një libri të titulluar “Trupi i katër orëve”. Libri thotë që të bësh një dush të ftohtë jep efekt të ngjashëm me qetësuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?